Temperatura e vendosur do
të arrihet brenda 24 orëve.
Pas një shkëputjeje të
energjisë, temperatura e
vendosur mbahet e ruajtur.
3.5 Alarm ndaj temperaturës
së lartë
Rritja e temperaturës në ndarjen e
frigoriferit (për shembull për shkak të një
defekti të mëparshëm elektrik) tregohet
nëpërmjet:
• pulsimit të alarmit dhe treguesve të
temperaturës së frigoriferit;
• aktivizimit të sinjalizuesit.
Shtypni një buton çfarëdo për të
riaktivizuar alarmin.
Zilja fiket.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon temperaturën më të lartë që
arrihet për disa sekonda. Pastaj tregon
përsëri temperaturën e vendosur.
Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë
derisa të rivendosen kushtet normale.
3.6 Funksioni COOLMATIC
Nëse ju duhet të fusni një sasi të madhe
ushqimi të ngrohtë, për shembull, pasi
keni bërë pazarin e ushqimeve,
sugjerojmë të aktivizoni
funksioninCOOLMATIC për t'i ftohur më
shpejt produktet dhe për të shmangur
ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë
tashmë në frigorifer.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi COOLMATIC pulson.
2. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi COOLMATIC.
Funksioni COOLMATIC
çaktivizohet automatikisht
pas 52 orësh. Për ta
çaktivizuar funksionin
përpara se të ndalojë
automatikisht, përsëritni
hapat derisa treguesi
COOLMATIC të fiket.
3.7 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta.
Kushtet e alarmit të derës së hapur
tregohen nga:
• Tregues alarmi që pulson;
• sinjalizuesi akustik.
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë. Sinjalizuesi mund të fiket duke
shtypur çdo buton.
3.8 Funksioni MinuteMinder
Funksioni MinuteMinder duhet të
përdoret për të vendosur alarmin akustik
në kohën e preferuar, i dobishëm për
shembull kur për një recetë kërkohet që
të ftohen produkte ushqimore në një
kohë të caktuar ose kur nevojitet
rikujtuesi për të mos harruar shishet e
vendosura në ngrirës për ftohje të
shpejtë.
1. Shtypni Mode derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Treguesi MinuteMinder pulson.
Kohëmatësi tregon vlerën e cilësuar (30
minuta) për disa sekonda.
2. Shtypni butonin e rregullatorit të
kohëmatësit për ta ndryshuar vlerën
e caktuar të kohëmatësit nga 1 deri
në 90 minuta.
3. Shtypni OK për ta konfirmuar.
Shfaqet treguesi MinuteMinder.
Kohëmatësi fillon të pulsojë (min).
Është e mundur të ndryshohet ora në
çdo kohë gjatë numërimit mbrapsht në
përfundim duke shtypur butonin e uljes
së temperaturës dhe butonin e rritjes së
temperaturës.
Në fund të numërimit mbrapsht treguesi
MinuteMinder pulson dhe dëgjohet një
sinjal akustik. Shtypni OK për të fikur
sinjalin akustik dhe për të përfunduar
funksionin.
Funksionin mund ta çaktivizoni në çdo
kohë gjatë numërimit mbrapsht duke
përsëritur hapat e funksionit derisa
treguesi të fiket.
SHQIP 7